Informacion për kandidatët nga Kosovo, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë

Updated: Tue 16 Aug 2016  

Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës nga Whitgift

Mirësevini në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës nga Whitgift, një konkurs i madh dyvjeçar për instrumentistë harkorë, instrumentet frymore të drunjëta dhe instrumentet tunxhore të drunjëta të moshës 13 - 17 vjeçare, i cili ofron shumë shpërblime, përfshirë edhe mundësinë për të fituar një bursë arsimimi dhe banimi në konvikt tërësisht të financuar në Shkollën Whitgift, në Mbretërinë e Bashkuar.

Aplikimet përmes internetit janë të hapura nga data 1 shtator, 2016.

Jeni të mirëseardhur në KNMW 2017

Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës nga Whitgift organizohet në baza dy-vjeçare dhe pasi ka filluar në vitin 2013 është shndërruar në një sukses të jashtëzakonshëm. Është kënaqësi për ne që të ftojmë aplikimet për vitin 2017, dhe mirëpresim që të kemi aplikime të shkëlqyeshme.

Fituesit paraprak të Shpërblimeve të mëdha kanë gëzuar një program unik muzikor në Whitgift, përfshirë shkollimin nga disa prej instrumentistëve më të mirë në botë harkorë, dhe mundësinë për të intepretuar pranë Orkestrës Filharmonike Mbretërore. Me një sërë shpërblimesh emocionuese dhe të vlefshme në dispozicion, përfshirë mundësinë për të fituar arsimimin dhe banimin në konvikt tërësisht të financuar nga Whitgift si një nga shkollat më të mira Britanike, konkursi jonë i vitit 2017 premton të tërheqë shumë muzikantë të talentuar.

Ne edhe njëherë do t’i dëshirojmë mirëseardhje panelit të shquar vlerësues, përfshirë muzikantë dhe profesionistë të njohur botërisht, për të punuar pranë Drejtoreshës së Muzikës së Whitgift, Rosanna Whitfield, dhe Drejtorit të Muzikës Orkestrale, Philip Winter.

Ne mirëpresim pranimin e aplikimit tuaj.

Dr Christopher Barnett

Drejtor Shkolle

Rreth nesh

Pas suksesit të jashtëzakonshëm gjatë Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës nga Whitgift në vitet 2013 dhe 2015, që ka rezultuar në disa djem të talentuar që kanë fituar një gamë të gjerë shpërblimesh, përfshirë arsimimin dhe banimin në konvikt tërësisht të financuar si dhe mundësi koncertesh solo me Orkestrën Filharmonike Mbretërore, ky konkurs ka krijuar një reputacion ndërkombëtar për cilësi të shkëlqyer.

Me një panel vlerësuesish të famshëm, dhe recitale hapëse që intepretohen nga solistë të njohur botërisht duke përfshirë Ilian Garnetz dhe Remus Azotei, konkurrenca tërheqë disa nga muzikantët e rinj më të mirë të botës.

Fituesit e mëhershëm, Dan-Iulian Druţac dhe Hristo Dunev, kanë vazhduar të sigurojnë bursa pranë Shkollës së Muzikës dhe Dramës Guildhall si dhe Akademisë Mbretërore të Muzikës. Kanë interpretuar në disa raste pranë Orkestrit Filharmonik Mbretëror dhe suksesi i tyre në konkurs i ka ofruar atyre mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim, dhe i ka nisur në rrugën e tyre drejt arritjes së ambicieve të tyre muzikore.

Duke u zgjeruar për të përfshirë kategoritë e instrumenteve harkore, frymore të drunjëta dhe tunxhore të drunjëta në vitin 2017, konkursi premton që të jetë një ngjarje madhështore, që mbahet gjatë datave 2 - 6 prill, 2017, në Whitgift, Londër Jugore.

Aplikimet fillojnë më 1 Shtator, 2016. Afati përfundimtar për aplikim është 31 janar, 2017.

Kategoritë, raundet dhe shpërblimet

Konkursi është i hapur për instrumentalist nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga e gjithë bota. Whitgift është shkollë për djem; rrjedhimisht, për shkak të natyrës së mundësive arsimore dhe studimore të ofruara, konkursi është i hapur për momentin vetëm për djem.

Kategoritë sipas moshave

A) Mosha 13-15 (më 1 shtator 2017)

B) Mosha 16-17 (më 1 shtator 2017)

Kategoritë e instrumenteve

Harkore

Violina, Viola, Violonçela, Kontrabasi

Frymore të drunjëta

Flauta, Oboja, Klarineti, Fagoti

Tunxhore të drunjëta

Tromba, Tromboni, Tuba Briri Francez

Raundet

Raundi preliminar

Një interpretim i kohëve të fundit duhet të dorëzohet përmes YouTube. Kjo performansë duhet të incizohet live dhe të jetë e pandryshuar.

Gjysmë-finalja

Gjysmë-finalistët do të ftohen në Whitgift për të intepretuar siç vijon:

●      Një studim i pashoqëruar apo lëvizje sonata

●      Një lëvizje sonata e shoqëruar

●      Një pjesë krahasuese e shoqëruar sipas zgjedhjes së kandidatit

Gjysmë-finalistët duhet të paraqesin një program të balancuar mirë prej jo më shumë se 20 minutash, duke demonstruar një sërë stilesh muzikore.

Finalja

Finalistët do të intepretojnë një lëvizje koncerti sipas zgjedhjes së tyre.

Informatat e mëtejme mbi programin gjenden nën Rregullat dhe Kushtet.

Dhënia e shpërblimeve për fituesit dhe Koncerti Gala

Do të organizohet një Gala koncert përmbyllës në të cilin disa fitues të përzgjedhur të shpërblimeve do të ftohen të intepretojnë.

Shpërblimet

Shpërblimet për secilën kategori të moshave

Shpërblimi i parë

Shpërblim në para prej £1000

Shpërblimi i dytë

Shpërblim në para prej £750

Shpërblimi i tretë

Shpërblim në para prej £500

Bursa e Drejtorit të Shkollës

Bursë për në Whitgift, që përfshinë banimin e plotë në konvikt, pagesën e tarifave dhe të shkollimit instrumental.

Bursa e Drejtorit të Shkollës gjithashtu përfshinë mundësinë e një intepretimi të koncertit me Orkestrën Filharmonik Mbretëror dhe Orkestrën e Odës Whitgift.

Shpërblime shtesë mund të ofrohen nga sponsorët e konkursit dhe të jepen sipas zgjedhjes së panelit vlerësues.

Vlerësuesit

Vlerësuesit e Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës së Whitgift-it për vitet 2013 dhe 2015

Huw Davies

Zëvendës Drejtor Menaxhues i Orkestrës Filharmonike Mbretërore (OFM)

Jessica Duchen

Autore, gazetare dhe kritike; redaktore e Magazinës Amati

Guy Johnston

Professor i Violonçelos pranë Akademisë Mbretërore të Muzikës dhe fitues i Shpërblimeve të Muzikantit të ri të BBC-së dhe Shpërblimit Classical Brit Award.

Ivo Stankov

Violinist prijës Bullgar, Drejtor i Festivalit të Kulturës Bullgare në Londër

Rosanna Whitfield

Drejtoreshë e Muzikës pranë Whitgift

Philip Winter

Drejtor i Muzikës Orkestrale pranë Whitgift

Vlerësuesit e ftuar

Remus Azotei (2013)

Professor i violinës pranë Akademisë Mbretërore të Muzikës, Drejtor Artistik i Shoqërisë Enescu në Londër

Ilian Garnetz (2015)

Violinist nga Moldavia, fitues i shumë shpërblimeve

Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës Whitgift i vitit 2017

Mbetet të vërtetohet

Si të aplikoni

Në vijim do të jepen informatat mbi aplikimin përmes internetit.

Aplikimi është i hapur nga data 1 shtator, 2016 dhe mbyllet më 31 janar, 2017.

Rregullat dhe Kushtet

Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës Whitgift i vitit 2017 – Rregullat e pjesëmarrjes

1. Konkurruesit duhet të përfshijnë lejen me shkrim të prindit apo kujdestarit me Formularin zyrtar të aplikimit, i cili është në dispozicion në seksionin ‘How To Apply’ (Si të aplikoni) të kësaj faqeje.

2. Aplikuesit e suksesshëm lejohen të udhëtojnë në konkurs me të njëjtin prind apo kujdestar i cili ka ofruar nënshkrimin e tyre të pëlqimit.

3. Prindi apo kujdestari i cili ka dhënë pëlqimin do të jetë pika kontaktuese për konkursin.

4. Aplikuesit mund të aplikojnë për ndihmë financiare deri në 300£ për qëllime të shpenzimeve të udhëtimit për deri në dy persona. Asnjë aplikues nuk ka të drejtë automatike për ndihmë financiare.

5. Nëse konkurrenca shtyhet apo anulohet, Aplikuesit e suksesshëm do të kompensohen (pas ofrimit të një fature) për shpenzimet e udhëtimit nga jashtë Britania e Madhe, deri në një maksimum prej 100£. Asnjë kosto tjetër nuk do të mbulohet nga organizatorët dhe asnjë kërkesë nuk mund të bëhet pranë shkollës për kompensim.

6. Aplikuesit e suksesshëm duhet të jenë në Shkollën Whitgift nga 1 prilli 2017 deri më 6 prill 2017.

7. Aplikuesit e suksesshëm nuk duhet të arrijnë para 1 prillit 2017 dhe duhet të largohen jo më vonë se 7 prilli 2017.

8. Komiteti organizues i KNMW do të ofrojë strehim dhe ushqim për aplikuesit e suksesshëm dhe prindërit ose kujdestarët e tyrë të caktuar.

9. Aplikuesit e suksesshëm duhet të jenë në dispozicion për thirrje të publicitetit siç kërkohet nga komiteti organizues i KNMW.

10. Aplikuesit e suksesshëm duhet të marrin pjesë në Dhënien e Shpërblimit dhe Koncertin Gala më 6 prill 2017.

11. Aplikuesit duhet të arrijnë në konkludimin që mungesa e komunikimit nga komiteti organizues i KNMW gjer më 12 shkurt 2017 do të thotë se ata nuk janë zgjedhur për gjysmë-finale.

12. Në raundin preliminar, video në YouTube të aplikuesve do të vlerësohen nga një përzgjedhje e panelit vlerësues.

13. Gjysmë-finalja dhe finalja e konkurrencës do të jenë të hapura për publikun.

14. Tërë muzika duhet të intepretohet nga kujtesa.

15. Çdo përsëritje duhet të detajohet në formularin e dorëzimit të programit.

16. Përcjellësit zyrtar do të sigurohen pa pagesë.

17. Aplikuesit duhet të plotësojnë formularin e dorëzimit të programit në seksionin ‘How To Apply’ (Si të aplikoni) të kësaj faqeje interneti dhe ta dorëzojnë gjer më datën 1 mars 2017.

Udhëzime për ata që aplikojnë për bursa në shkollën Whitgift

1. Aplikuesit të cilët janë duke synuar për të siguruar bursë në Shkollën Whitgift duhet të informojnë komitetin organizues të KNMW përmes e-mailit wimc@Whitgift.co.uk gjer më 1 mars 2017.

2. Trupi vlerësues, në bashkëpunim me departamentin e pranimit të Shkollës Whitgift, në mënyrë aktive shqyrtojnë dhënien e bursave deri në 100% në Shkollën Whitgift.

3. Aplikuesit e suksesshëm të cilët janë duke synuar bursë në Shkollën Whitgift do të kenë intervista, të shoqëruar nga prindi ose kujdestari i tyre, me departamentin e pranimit gjatë qëndrimit të tyre në Whitgift.

4. Bursat mund të tërhiqen në çdo kohë nëse përfituesi dështon t’i përmbahet rregullave të shkollës.

5. Pranimi i bursës në Whitgift do t’i nënshtrohet plotësimit të dokumentacionit të plotë të nevojshëm nga prindi ose kujdestari. Ky dokumentacion do të jetë në dispozicion për t’u parë paraprakisht.

6. Të gjithë Aplikuesit e suksesshëm të cilët janë duke synuar bursë në Shkollën Whitgift duhet të sjellin me vete më 1 prill 2017:

●      Një Referencë nga shkolla e tyre aktuale.

●      Një kopje të raportit shkollor të tyre më të fundit.

●      Dëshmi të rezultateve të provimit akademik.

7. Aplikuesit të cilët aktualisht janë duke ndjekur çfarëdo shkollë tjetër të Fondacionit Whitgift nuk mund të aplikojnë për bursë të Shkollës Whitgift.

8. Ofertat për bursa janë përfundimtare dhe të veçanta nga shpërblimet. Bursat dhe shpërblimet nuk mund të zëvendësohen.

9. Është e mundur që i njëjti aplikues të fitojë cilindo nga çmimet dhe një bursë të mëvonshme deri në 100%.

10. Nxënësit pritet për të filluar arsimimin e tyre në Whitgift më 1 shtator 2017.

11. Komiteti organizativ i KNMW rezervon të drejtën për të mos ofruar bursa në rast që asnjë nga djemtë nuk konsiderohen të përshtatshëm nga departamenti i pranimit i Shkollës Whitgift.

Termat dhe Kushtet

Unë e kuptoj që vendimet e konkursit janë ligjërisht përfundimtare dhe se juria rezervon të drejtën për të ndaluar shfaqjen ose për të tërhequr kandidatët.

Unë e kuptoj që konkurrenca mund të incizohet ose transmetohet. Unë e kuptoj që të gjitha incizimet janë pronë e Shkollës Whitgift dhe se Aplikuesit e suksesshëm nuk kanë asnjë të drejtë të publikimit.

Unë e kuptoj që organizatorët rezervojnë të drejtën për të ndryshuar personat në panelin gjykues.

Unë e kuptoj që organizatorët mund t’ia refuzojnë ankuesit të drejtën për të marrë pjesë nëse Aplikuesi konsiderohet tepër i sëmurë për të konkurruar në çdo kohë në mes të Raundit preliminar dhe përfundimtar.

Unë e kuptoj që në rast se ndonjë Aplikues i suksesshëm nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në çfarëdo faze vlerësuese për çfarëdo arsye, duke përfshirë çështjet e sëmundjes ose të licencimit, organizatorët rezervojnë të drejtën t’a zëvendësojnë atë me një Aplikues tjetër.

Unë e kuptoj që organizatorët mund të japin shpërblime shtesë dhe mund të mos lejojnë dhënien e të gjitha shpërblimeve.

Unë e kuptoj që në rast se konkursi është shtyrë apo anuluar, Aplikuesit e suksesshëm do të kompensohen, pas ofrimit të faturave për shpenzimet e udhëtimit nga jashtë Britania e Madhe deri në një maksimum prej 100£. Unë e kuptoj që asnjë kosto tjetër nuk do të mbulohet nga komiteti organizativ i KNMW dhe asnjë kërkesë nuk mund të bëhet pranë shkollës për kompensim.

Unë e kuptoj që çdo Aplikues që nuk është në gjendje të marrë pjesë për shkak të problemeve me viza nuk duhet të marrë kompensimin për çfarëdo shpenzimi të udhëtimit.

Unë e kuptoj që çdo Aplikues të cilit i është refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe për çfarëdo arsye nuk duhet të pranojë kompesimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Unë e jap pëlqimin për çdo filmim të pjesëmarrjes sime në këtë konkurs. Në mënyrë të veçantë unë pranoj që komentet e jurisë, si pozitive ashtu edhe negative, mund të regjistrohen dhe të përfshihen në prodhim.

Unë jap të gjitha të drejtat e autorit në kontributin tim dhe jap të gjitha pëlqimet siç mund të kërkohet në bazë të Aktit mbi të drejtat e autorit, dizajnet dhe patentat të vitit 1988 (i ndryshuar), dhe i lejoj Shkollës Whitgift të gjitha të drejtat e nevojshme për t'iu mundësuar atyre për të bërë përdorimin e plotë të regjistrimeve të tyre pa kufizim në ndonjë dhe të gjitha mediat në të gjithë botën gjatë kohëzgjatjes së të drejtave të tilla. Në mënyrë të veçantë i jap Whitgift të drejtën e pakufizuar për të redaktuar, kopjuar, ndryshuar, shtuar, nxjerrë, përshtatur ose përkthyer kontributet e mia, dhe në lidhje me kontributet e tilla heqë dorë në mënyrë të pakthyeshme nga të gjitha "të drejta morale" që kam tani apo në të ardhmen, duke përfshirë pa kufizim çdo të drejtë sipas nenit 77 gjer në 85 të Aktit mbi të drejtat e autorit, dizajnet dhe patentat të vitit 1988 ose çfarëdo ligji të ngjashëm të çfarëdo juridiksioni. Whitgift mund, pa pëlqime të mëtejshme, të përdorë emrin tim, ngjashmërinë, biografinë, fotografitë e mia dhe regjistrimet e intervistave me mua për promovimin dhe publikimin e konkurrencës në të gjitha formatet e mediave në mbarë botën.

Unë pajtohem me kërkesën e Whitgift për të marrë pjesë në ngjarjet e publicitet në lidhje me Konkurrencën Ndërkombëtare të Muzikës Whitgift 2017.

Whitgift nuk do të jetë përgjegjëse për mua apo për përfaqësuesit e mij ligjor lidhur me ndonjë humbje ose dëmtim ose lëndim ndaj meje apo pronës sime që është shkaktuar ose pësuar në lidhje me konkurrencën, nëse nuk shkaktohet nga neglizhenca e Whitgift dhe nuk është e kompensueshme mbi këtë bazë.

Unë pajtohem që kontributi im nuk duhet të përmbajë ndonjë gjë që paraqet shkelje të të drejtave të autorit ose që llogaritet t’i sjellë Whitgift diskreditim ose që është shpifës, sidoqoftë, me kusht që, Whitgift nuk ka të drejtë të sjellë kërkesë kundër meje në lidhje me ndonjë material shpifës që është përfshirë në kontributin tim pa neglizhencë apo keqdashje nga ana ime. Gjykatat e Anglisë dhe Uellsit kanë juridiksionin e vetëm në lidhje me këtë deklaratë që do të interpretohet në përputhje me ligjet e Anglisë dhe Uellsit.

Informacion të metejme

Muzika në Whitgift

Shkolla Whitgift ka një Departament të muzikës që është duke lulëzuar, me një sërë objektesh të shquara të performancës, mundësi të nivelit botëror për shkollim dhe një partneritet me Orkestrën Filharmonike Mbretërore.

Banimi në konvikt në Whitgift

Konvikti në Whitgift përmban 108 djem, të cilët shfrytëzojnë objektet dhe hapësirat e shkëlqyeshme të Shkollës.

Orkestra Filharmonike Mbretërore

E vendosur në Cadogan Hall, OFM është një nga orkestrat kryesore të botës, e themeluar nga Sir Thomas Beecham dhe që aktualisht udhëhiqet nga Charles Dutoit.

Na kontaktoni

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me konkursin ose për pyetje të përgjithshme rreth Muzikës në Whitgift, ju lusim që të:

Na dërgoni me email në WIMC@whitgift.co.uk 

Vizitoni www.whitgift.co.uk

Apo na shkruani në adresën:

International Music Competition

Music Department
Whitgift School
Haling Park
South Croydon
CR2 6YT
United Kingdom